Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka bërë me dije se procesi i regjistrimit të vaksinës Sputnik-V Covid-19, në listën e saj të vaksinave të miratuara për përdorim është pezulluar. Sipas mediave të huaja mësohet se ky vendim është marrë pas disa të dhënave të cilat mungojnën ga ana e kompanisë.

“Ne po punojmë me Ministrinë Ruse të Shëndetësisë pothuajse çdo ditë për të adresuar çdo çështje të mbetur që duhet të plotësohet nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse, ” tha Mariangela Simao, ndihmës drejtore e përgjithshme e OBSH-së në ilaçe dhe produkte shëndetësore.

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Muraska kishte thënë në fillim të këtij muaji se të gjitha pengesat për regjistrimin e vaksinës nga OBSH ishin tejkaluar dhe se vetëm disa procedura burokratike kishin mbetur për t’u përfunduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re