Skip to content

OBSH raporton rritje rekord të rasteve me kòronavirus/ Ja zonat më të prekura

 

OBSH raporton se numri totali rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, ku më shumë se gjysma, rreth 116,000, kanë qenë në territoret amerikane.

Në një raport më të detajuar, është kuptuar se Brazili ka raportuar më së shumti raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 të infektuar.

Territoret amerikane kanë regjistruar më së shumti të vdèkur po ashtu, 219,000, derisa Evropa renditet e dyta me 193,000 víktima, sipas OBSH-së.

Ndërkohë, të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, tregojnë se në nivel global, numri total i të prekurve me sëmundjen Còvid-19, që shkakton kòronavirusi, ka arritur në mbi 8.9 milion, përderisa mbi 466,000 prej tyre kanë vdekur.

/faxweb