Numri i rasteve të reja me koronavirus të raportuar globalisht ra me 16 për qind javën e kaluar, duke shënuar një rënie mujore të infeksioneve me Covid-19, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus të raportuara në nivel global kanë rënë me 16 për qind javën e kaluar, duke shënuar një rënie mujore të infeksioneve me Covid-19, sipas shifrave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në raportin e saj javor mbi pandeminë, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha gjithashtu se edhe vdekjet ranë me 10 për qind, duke vijuar rënien e javës pararendëse.

OBSH tha se u regjistruan më shumë se 10 milionë raste të reja dhe rreth 60 mijë vdekje në mbarë botën.

OBSH tha se varianti Omicron mbetet dominues në mbarë botën bazuar në të dhënat e aksesueshme të publikuara në botë, ku më shumë se 99.5 për qind ishin Omicron dhe vetëm 0.3 për qind ishin Delta. Në muajin e fundit, asnjë nga variantet e tjera, duke përfshirë beta, gama, lambda ose mu – nuk është raportuar, megjithëse OBSH tha se kishte sfida të mbikëqyrjes në shumë vende.

Vende të shumta në të gjithë Europën, përfshirë Britaninë, Suedinë dhe Danimarkën, kanë lehtësuar pothuajse të gjitha kufizimet e tyre anti-Covid-19 pasi rastet kanë rënë në mënyrë dramatike ndërsa fushatat e imunizimit kanë ecur më tej.

Në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e shëndetësisë kanë vlerësuar se rreth 73 për qind e popullsisë tani është imun ndaj Omicron.

Pavarësisht rënies së rasteve të reja, OBSH ka theksuar vazhdimisht se është shamë herët për të shpallur fundin e pandemisë dhe ka paralajmëruar se nëse koronavirusi lejohet të përhapet më tej, ai do të ketë shanse për të zhvilluar mutacione të reja potencialisht më vdekjeprurës ose më të transmetueshëm. /Monitor

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re