Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se sulmet ajrore rreth Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze, ku kryhet trajtimi i vetëm i kancerit në Gaza, janë jashtëzakonisht shqetësuese.

Ghebreyesus në platformën e mediave sociale “X” postoi për sulmin e kryer dje nga ushtria izraelite ndaj Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze, i vetmi spital për pacientët me kancer në Rripin e Gazës.

“Lajmet për sulmet ajrore rreth objektit kryesor ku kryhen trajtimet e kancerit në Gaza (Spitali i Miqësisë Turko-Palestineze) janë jashtëzakonisht shqetësuese. Pacientët me kancer janë tashmë të pambrojtur dhe është e domosdoshme të bëhet gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që ata të marrin kujdesin që u nevojitet. Kjo është me të vërtetë një çështje jete dhe vdekjeje”, tha Ghebreyesus

Sulmi në Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze

Ushtria izraelite mbrëmë kreu një sulm ndaj Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze, i vetmi spital për pacientët me kancer në Rripin e Gazës.

Drejtori i Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze, Subhi Sukeyk, për Anadolu tha se ka pasur dëmtime në spitalin që i përket administratës shëndetësore në Gaza, i cili ishte në shënjestër të Izraelit.

Spitali i Miqësisë Turko-Palestineze shquhet si një nga spitalet më të mëdha në Palestinë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re