OBSH i ka bërë thirrje G7-ës që të financojë një rimëkëmbje globale nga COVID-19, duke paralajmëruar se një krizë në të gjithë botën nuk mund të zgjidhet nëse vendet më të zhvilluara nuk ofrojnë kontributet tyre.

OBSH tha se Grupi G7, i cili përbëhet nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, ka mundësinë të financojë vaksinat, testet dhe protokollet e trajtimit të nevojshme për të mposhtur pandeminë, raporton Guadian.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të G7 të ndërmarrin veprime vendimtare në Samitin e tyre nga 11 deri në 13 qershor, të pritur nga kryeministri britanik Boris Johnson.

“Vendet e G7 janë liderë ekonomikë dhe politikë botërorë. Ato janë gjithashtu shtëpi e shumë prodhuesve të vaksinave në botë dhe ne mund ta zgjidhim krizën e vaksinave vetëm me ndihmën e udhëheqësve të këtyre vendeve,” tha Tedros në një konferencë shtypi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re