Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar njerëzit në të gjithë botën se pirja e al koolit nuk mbron asnjë nga Covid-19.
OBSH sqaron gjithashtu se pirja e al koolit nuk vret virusin, dhe se konsumimi i al koolit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Madje, sipas organizatës, konsumimi alkoolit mund t’ju dobësojë sistemin umitar, dhe ky i fundit është i rëndësishëm për luftimin e virusit.
Zyrtarët e OBSH-së, me anë të nje deklaratem u bënë thirrje qeverive në të gjithë botën që të zbatojnë masat që kufizojnë konsumin e al koolit dhe të shmangin çdo lehtësim të rregullave gjatë pandemisë së koronavirusit.
Për shembull, “al kooli konsumohet në sasi të tepërt në Rajonin Evropian dhe lë shumë viktima,” tha Carina Ferreira-Borges, menaxhere për programin e al koolit dhe medikamenteve të paligjshme në OBSH.
Borges shtoi:
“Gjatë pandemisë, ne duhet të pyesim veten se çfarë rreziqesh po marrim duke i lënë njerëzit të mbyllur në shtëpitë e tyre me një substancë që është e dëmshme për shëndetin e tyre, ashtu edhe për efektet e sjelljes së tyre tek të tjerët, përfshirëdhunën.”
Deklarata e OBSH-së vjen në një kohë kur dezinformatat rreth Covid-19 vazhdojnë të qarkullojnë në internet. Mes këtyre dezinformatash qarkullon edhe miti se konsumimi i alkoolitetilik mund tavrasë koronavirusin.
