Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se viti i dytë i pandemisë do të ishte më vdekjeprurës sesa i pari dhe se situata në Indi ishte një shqetësim i veçantë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve të pasura sot që të rishikojnë planet për të vaksinuar fëmijë kundër koronavirusit dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina në vendet e varfëra përmes programit COVAX.

“Unë i kuptoj arsyet pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijë dhe adoleshentë, por unë i nxis ata të rishikojnë atë vendim në këtë pikë dhe të dhurojnë vaksina COVAX,” tha Tedros.

Më herët, kryeministri indian Narendra Modi paralajmëroi për përhapjen e shpejtë të virusit në të gjithë vendin, në një kohë kur numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë tejkaloi 24 milion, dhe numri i të vdekurve për të tretën ditë me radhë ishte më e lartë se 4,000.

Deri më tani, pothuajse 162 milion raste të koronavirusit janë konfirmuar në të gjithë botën, dhe më shumë se 3 milion njerëz kanë vdekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re