Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që hetojnë origjinën e koronavirusit vizituan tregun Huanan në Wuhan, vatër e parë e epidemisë, raportuan reporterët e France Presse.
Tregu, ku u shitën kafshë të egra të gjalla, është mbyllur që nga janari 2020 dhe rojet lejuan hyrjen vetëm për automjetet e grupit të studiuesve të OBSH-së.
Ekspertët e OBSH-së filluan takimet e para të drejtpërdrejta me shkencëtarët kinezë të premten, pasi dolë nga dy javë karantinë të detyrueshme. Gjatë kësaj kohe, ata mbajtën kontakte me kolegët kinezë përmes internetit.
Ekspertët e OBSH-së, të specializuar në shëndetin e kafshëve, virologjinë, sigurinë e ushqimit dhe epidemiologjinë, vizituan dy spitale në Wuhan të shtunën, ku trajtohen pacientët me COVID-19.
Spitali Jinyintan është një nga të parët në qytet që strehoi pacientë me virusin e atëhershëm të panjohur në fillim të vitit 2020 dhe është një pjesë kryesore e historisë epidemiologjike të sëmundjes.
Një nga anëtarët e ekipit të OBSH-së, zoologu britanik Peter Daszak, njoftoi në Twitter të shtunën se vizita në spitale ishte “një mundësi e rëndësishme për një bisedë të drejtpërdrejtë” me mjekët që po luftonin me virusin në një moment kritik.
Takimet e para të drejtpërdrejta të ekipit me shkencëtarët kinezë u mbajtën të premten dhe studiuesit e OBSH-së vizituan një spital tjetër në Hubei.