Festa e birrës në Gjermani, e njohur gjerësisht me emrin “Octoberfest” tashmë  vjen dhe në Shqipëri. Hoteli me pesë yje, “Melia Durrës”, në “San Pietro Resort” në Gjirin e Lalzit organizoi eventin e veçantë.

 

Për dy ditë me radhë turistët në “Melia” si dhe banorë të zonës e vizitorë të tjerë kanë mundësi të bëhen pjesë e festës, duke shijuar muzikë, ushqime dhe birrë.

 

Festat e ndryshme në “Melia” janë pjesë e vizonit që përfaqëson hoteli, por “Octoberfest” kishte dhe një arsye pse zhvillua në “Melia Durrës”.

 

“Ne nuk e kishim menduar më parë. Ne si departament zbavitje po mendonin çfarë festë të organizonim, pasi koha kaloi dhe po shkojmë drejt dimrit, pra donim një festë dimërore. Meqenëse klientët më të shumtë në këtë kohë janë gjermanë vendosëm që të organizonim pikërisht këtë festë”, – tha Klejdi Metaj menaxher, departamenti i argëtimit, “Melia Durrës”.

 

Atmosfera festive ka bërë bashkë të gjithë turistët e hotelit të cilët janë argëtuar mbrëmjen e së shtunës deri në orët e para të mëngjesit. Organizimi i kësaj feste përfshinte të gjitha detajet, njësoj si në vendin e origjinës, për tu ndjerë pak gjermanë në “Melia Durrës”.

 

“Vij nga Gjermani, nga Koln. Është momenti  i “Octoberfest”. Këtu gjithçka është shumë bukur. Vij për herë të parë së bashku me bashkëshortin. Është një zonë që ka një plazh të bukur dhe do të qëndrojmë këtu për 14 ditë”.

 

Por “Octoberfest”  do të pasohet nga të tjera organizimeve festive në “Melia Durrës”. Stafi i hotelit po punon për të sjellë një natë të veçantë të Halloween-it.

 

“Hotel Melia” ka një departament të posaçëm që merret me argëtimin dhe zbavitjen. 2023 ishte sezoni i parë i hapjes së këtij hotelit, i cili përgjatë gjithë verës ka sjellë për turistët e huaj festa dhe aktivitete argëtuese për t’i bërë pushimet në këtë hotel një eksperiencë të paharruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re