Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR vlerëson televizionin Vizion Plus si më të balancuarin gjatë fushatës zgjedhore për 30 qershorin.

Në raportin përfundimtar të ODIHR theksohet se:

Vizion Plus e mbuloi PD-në në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ.

Por raporti në fjalë evidenton problematiken që është krijuar në media pas ndryshimit të parashikimeve për pronësinë e televizioneve.

Ligji për media audiovizive duhet të ndryshohet për të kufizuar në mënyrë efektive përqendrimin e pronësisë së mediave në sektorin e transmetimit.

ODIHR vë në dukej se procesi i dixhitalizimit krijoi probleme pasi një familje kontrollon tre nga pesë liçencat dixhitale.

Amendamentet e vitit 2016 mbi ligjin për mediat audiovizive, ndonëse parashikonin transparence formale mbi pronësine e medias, nga ana tjetër anulluan limitetet mbi numrin e pronësisë së mediave që një person I vetëm mund të zotërojë. Përqendrimi i pronësisë së mediave u konsolidua edhe më tej nëpërmjet procesit të dixhitalizimit, i cili rezultoi në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive private kombëtare”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re