Pas dekretimit të datës 6 mars si ditën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki, Komisioni i Rithemelimit është duke organizuar punën për të marrë pjesë në garë. Deputeti Oerd Bylykbashi shprehet se po shqyrtohet mundësia për të bashkëpunuar me aleatët.

Në këto zgjedhje Komisioni i Rithemelimit do të hyjë me kandidat të pavarur dhe jo me siglën e PD, për shkak se Gjykata ende nuk është shprehur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD shprehet se ka nisur puna për rakordimin e primareve nga ku do të përzgjidhen kandidatët në 6 bashkitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re