Skip to content

“Ofelia që ke në shtëpi”! Mesila Doda i përgjigjet Ramës për “Dosdemonën”: Do kryej çdo akt ligjor të të dërgoj prapa hekurave

Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama. Rama e quajti sot Dodën, “Dezdemona”, personazhin e William Sheakspeare, dhe sot ajo i është përgjigjur me të njëjtën monedhë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Doda thotë se nuk ka në plan ta lidhë Ramën me zinxhirë, siç tha ai, pasi kjo është detyrë e “Ofelisë”, (e dashura e Hamletit në tragjedinë e famshme referuar Linda Ramës).

Postim i i plote i Dodës:

Llaxorja e lagjes hapi gojen… tani e paska zene edhe me grate… ne fakt per ty sdo harxhoja kohe te shkruaja as dy rreshta… nje langaraq burre si ty qe pergojon te madh e te vogel njerzit duhen vetem ta percmojne, por kryeministri i vendit tim qe sillet si me i fundit llafazan tavolinash meriton vetem dy fjale. Je i mjere o i zi… je i mjere se ke vetem nje mendim fiks ne koken tende… pushtetin.

Dhe cilido qe eshte mes teje dhe pushtetit meriton te fyhet e pergojohet… je mjeran burre qe vendin e ke ne rrethin me te fundit te turpit te historise… kam nje lajm per ty.

Une nuk marr persiper te lidh ty me zinxhire… eshte nje pune qe duhet ta beje Ofelia qe ke ne shtepi,… po marr persiper te kryej cdo akt ligjor qe ty te dergoje prapa hekurave per demin e madh qe i ke bere ketij vendi.

Ti je nje e keqe me e madhe se termeti, me e madhe se pandemia, sepse je nje e keqe me vetdije por ke nje date limit sot… 25 prillin.

Pas kesaj ti jo vetem do jesh humbes por do jesh pergjegjes per demet katastrofike qe ke sjelle ne kete vend. shpresoj fort qe ate dite nuk do na sjellesh raportin mjeksor qe je i papergjegjshem per veprimet e tua sepse vuan nga patologji te renda te trurit