Skip to content

Ofendoi agjentët e policisë, shoqërohet në komisariat aktori Ervin Bejleri

Aktori Ervin Bejleri u shoqërua në rajonin e policisë për pak orë, pas përplasjes me uniformat blu. Ai nuk i kurseu të sharat ndaj forcave të rendit, ndërsa konflikti erdhi për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai përdori fjalë banale në drejtim të tyre. “Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, tha aktori.

Më herët shoqërimi i tij u denoncua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila shprehet se aktorët kanë vendin në skenë dhe jo në burg.

Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të Ervin Bejleri.