Autoritetet kurde në verilindje të Sirisë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe u kanë bërë thirrje vullnetarëve civilë që  të vendosen në vijat e frontit për t’u mbrojtur kundër një “sulmi të mundshëm” turk.

“Njoftojmë mobilizim të përgjithshëm treditor në Sirinë veriore dhe lindore”,”tha administrata lokale kurde, duke u bërë thirrje të gjithë civilëve që të shkojnë në kufirin me Turqinë për të përmbushur “detyrën e tyre”.

Thirrja kurde për “mburoja civile” erdhi pasi autoritetet turke paralajmëruan ofensivë për spastrimin e rajonit nga organizata e armatosur separatiste PKK, e cila ka pretendime territoriale në Siri dhe një pjesë të Turqisë, ku kërkon krijimin e një shteti të ri të kurdëve duke përfituar nga trazirat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re