Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka ftuar të gjithë sot që të vizitojnë dy pasuri të jashtëzakonshme të religjionit të kulturës shqiptare, qytetërimit tonë.

Me anë të një postimi në “Instagram”, Braçe shprehet se sa të të ngrihen nervat në Palasë dhe Jalë me shikimvengërit, më mirë mbush mendjen dhe shpirtin në manastirin e Ardencës dhe Kishën e Karavastasë.

“Degjo, meso, shiko, pyet e merr pergjigje, ndiz nje qiri per vete e te dashurit e tu! Me beso eshte krejt tjeter gje”- shkruan Braçe.

Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Erion Braçe:

#EDIELL#NEKOLONJELUSHNJE#NEKARAVASTADIVJAKE. Diell ka perseri, vapa sapo ka nisur; Keshtu qe perfito edhe nje here e beje te dielen tende ndryshe!

Vizito dy pasuri te jashtezakonshme te religjionit e kultures shqiptare, qyteterimit tone; Sa te te ngrihen nervat ne Palase e Jale me sqetullcantat apo shikimevengerit, me mire mbush shpirtin, mendjen, ne #MANASTIRINEARDENICES dhe #KISHENEKARAVASTASE.

Degjo, meso, shiko, pyet e merr pergjigje, ndiz nje qiri per vete e te dashurit e tu! Me beso eshte krejt tjeter gje!

Nise ne manastirin e Ardenices ne Kolonje/Lushnje, te con autostrada aty, ngjitu siper ne nje koder pishash dhe e dallon lehtesisht nga arkitektura;

Pastaj kthehu pas, tek Pushimi i Shoferit merr majtas drejt deri ne fshatin Gur, aty merr majtas perseri e vijon drejt per ne Karavasta/DIVJAKE, rruga te con vete deri tek kisha e kuqe e Shen Thanasit!

Qetesi, paqe, histori, art, qyteterim, BESIM I FORT NE ZOT qysh para 250-300 vitesh! Nuk jane fshatra, por gjurmet jetike te qyteterimit tone! Pra, vec detit, lagunes, parkut, kodrave te pyllezuara e me liqene plot, shkoni dhe ne kishat tona!

Nuk je vone tani, per nje ore je ne Kolonje dhe nga aty Karavastaja e Divjaka eshte gjysem ore larg! Cohu e dil, nese je ne kafe, nisu, eshte e diel, nje nga ditet e mira te Zotit!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re