Për këdo që pranon në mënyrë vullnetare të infektohet nga koronavirus dhe të ndihmojë shkencëtarët për të gjetur një vaksinë do te shperblehet me 3 500 stërlina.

Një qendër shkencore në Londër ka arritur të rekrutojnë deri tani 24 vullnetarë, sipas raportimeve të Daily Mail.

Ata do të infektohen me variantin më të dobët të virusit që deri tani
ka vrarë më shumë se 3800 persona në të gjithë botën – duke u shkaktuar
atyre simptoma të ngjashme në frymëmarrje.

Më pas do të testohet një mjekim që është krijuar nga shoqëria Hvivo.

Pacientët do të qëndrojnë në karantinë për dy javë për të parë nëse
mjekimi ka sukses. Rreth 35 vaksina të tjera janë në fazë zhvillimi, dhe
qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar 46 milion stërlina të
tjera për betejën kundër koronavirusit.

Gjithësesi ekspertët kanë thënë se është e pamundur që të miratohet
një vaksinë në kohë për të ndaluar epideminë akuale që deri tani ka
infektuar më shumë se 110 mijë persona në të gjithë botën.






Previous article10 rregullat e arta për koronavirusin që po bejne xhiron ne rrjetin: Duhet ti dinë të gjithëNext articleKorovirusi, gjobë te majme për të ardhurit nga Italia që nuk vetëizolohen

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re