Kryetarja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar një plan të ri për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duam të ofrojmë para kohe te popullata e Ballkanit Perëndimor disa nga avantazhet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shpjegoi ajo.

Der Leyen renditi reformat si “themelore për besimin e investitorëve”, krijimin e ”një sistemi gjyqësor të pavarur dhe efektiv” apo faktin e ”kontratave të garancisë në marrëdhëniet e zakonshme me publikun” dhe ”rritjen e luftës kundër korrupsionit”.

”Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka potencial të madh diversifikimi në krahasim me lëndët djegëse fosile ruse. Por, duhet të rritet efikasiteti i energjisë, intensifikimi i diversifikimit dhe përshpejtimi për më shumë energji të rinovueshme. Ballkani Perëndimor mund t’i marrë të dyja, edhe pavarësinë energjetike nga Rusia edhe harmonizimin me Bashkimin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin”, tha ajo.

Plani i paraqitur nga Von der Leyen do të bazohet në katër shtylla, ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të paraanëtarësimit”.
”Ne jemi të gatshëm të mbështesim Ballkanin Perëndimor me rritjen e financimit të paraanëtarësimit. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për investime në Ballkanin Perëndimor. Këto investime do të përmirësojnë jetën e njerëzve”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian.

“Ne nuk kërkojmë vetëm nga partnerët tanë që të ndërmarrin hapa të rinj drejt nesh. Gjithashtu, edhe ne bëjmë një hap të madh drejt tyre”, theksoi ajo duke shtuar se qëllimi i përbashkët është përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Në këto kohë të trazuara, ky plan me katër pika është oferta e duhur për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ajo.
“Ballkani Perëndimor dhe Unioni po afrohen gjithnjë e më shumë. Ky është rasti për të kapur momentin, për të krijuar një Evropë më të bashkuar”, ka thënë Von der Leyen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re