“L’Équipe” ka publikuar se Barcelona i ka bërë një ofertë të re PSG për brazilianin Neymar: 130 milionë euro, Rakitic dhe huazimin për një sezon të Dembele.

Duket se është pikërisht francezi ai që mund të bindë francezët për të shitur më në fund sulmuesin, pasi Dembele ka qenë nën urdhrat e trajnerit të PSG, Thomas Tuchel kur të dy ishin pjesë e Borussia Dortmund.

Gjithashtu, Dembele merret vesh shumë mirë me Kylian Mbappe, me të cilin luan me kombëtaren e Francës.

Sipas mediave franceze, e ardhmja e Neymar do të vendoset sot ose nesër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re