Një bankë ukrainase ofron norma interesi të favorshme për klientët nëse këta të fundit realizeojnë 10,000 hapa në ditë. Kjo, si pjesë e përpjekjeve për t’i bërë klientët më të shëndetshëm.

Banka ka ofruar norma të ndryshme interesi për rreth 1,500 kursimtarë mbi platformën e saj mobile, shkruan The Guardian.

Klientët përdorin aplikacionin shëndetësor në smartfonin e tyre për të gjurmuar aktivitetin fizik. Pas kësaj, banka i përdor këto të dhëna në baza ditore. Për klientët mbi 10,000 hapa, normat e interesit prej 21 për qind janë në kursimet e tyre, raporton CdM

Kushdo që nuk arrin të kalojë 10,000 hapa për tre ditë rresht, normat e interesit ulen në 11 për qind. Koncepti u zhvillua nga tre drejtorë të bankave, për të nxitur përmirësimin personal dhe kombëtar-ekonomik dhe për të trajtuar çështjet shëndetësore që lidhen me mbipeshën.

Ukraina është e dyta në botë nga shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës me 395.73 në 100.000 banorë, dhe pritet që 50 përqind e meshkujve do të jenë në mbipeshë deri në vitin 2030.

Në rast mashtrimi, pasi ka pasur raste të klientëve të cilët në mënyrë të gabuar kanë raportuar se kanë kaluar 10,000 hapa, interesi kthehet menjëherë në nivelin më të ulët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re