Pushimet janë diçka që na pëlqejnë të gjithëve, por na pëlqejnë akoma edhe më shumë nëse i shpenzojmë me miqtë tanë. Normalisht shpenzimet janë të larta, por a nuk do të ishte mrekulli nëse dikush do t’ju paguante për të shkuar me pushime me miqtë tuaj?

Epo, tani mundeni, mjafton të gjeni dikë me të cilin të udhëtoni në 40 vende, pushimet me destinacione misterioze që përfshijnë Balin, New York-un dhe Dubain.

Kandidati fitimtar do të paguhet 25 mijë paund për të udhëtuar botën. Mjafton të jetë mbi 18 vjeç dhe të ketë pasaportë.

Kushdo që e përfiton punën e Ambasadorit të Udhëtimeve, do të mund të marrë mikun e ngushtë apo partnerin në çdo udhëtim.

Për më shumë, nëse mërziteni me të, mund të merrni dikë tjetër që ta zëvendësoni.

Detyra e personit që do të përzgjidhet është të krijojë përmbajtje dhe të dokumentojë udhëtimet që do të kenë mbulim të gjerë në kanalet në mediat sociale të Wowcher, ku dhe mund të aplikoni online ( ketu https://www.wowcher.co.uk/page/wowcher-dream-job.html )

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re