Fshati i Voskopojës edhe këtë fundjavë është vizituar nga një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj të cilët gjejnë në këtë vend turistik gërshetimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, kulinarisë, traditës dhe bukurive natyrore.

 

Ata që vijnë për herë të parë, veçanërisht pëlqejnë trashëgiminë histroike dhe njerëzit e kësaj krahine.

 

TURISTE

 

“Jam njohur me historinë interesante të fshatit të Voskopojës që dikur ka qënë një qëndër e qytetërimit mesjetar dhe ka patur më shumë banorë se sa Selaniku sot. Prandaj kisha interes që të vija dh eta zbuloja nga afër.”

 

“Është vend shumë i bukur, natyra fantastike, njerëzit shumë të sjellshëm, po kënaqem.”

 

“Unë vij nga Letonia por jetoj në Korçë dhe e vizitoj shpesh Voskopojën, është një mrekulli.”

 

Bashkia e Korçës dhe operatorët turistikë kanë organizuar një aktivitet dy ditor me temë “Zbulo Voskopojën”. Pjesë e festës është bërë edhe maratona e cila organizohet për të 6-tin vit radhazi dhe nuk i munguan as fëmijët.  Pjesë e garës së vrapimit u bënë edhe turistët e huaj.

 

“Vij nga Gjermania, po kënaqemi shumë këtu, është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Në Voskopojë natyra është e mrekullueshme, ndërsa njerëzit shumë mikpritës”

 

“Ne erdhëm dje për herë të parë në Shqipëri sepse dëgjuam për maratonën e vrapit këtu në Voskopojë. Me pëlqen shume qe këtu ka njerëz nga vende të ndryshme të botës, dhe mikpritja është fantastike”.

 

Vizitorët duket se kanë shumë interes të njohin historinë e këtij vendi.

 

ANTON FALO

 

OPERATOR TURISTIK

 

“Voskopoja është një fshat 700 vjeçar me 7 kisha ekzistuese, një manastir, akademi të lartë ka patur, shypshkronjë.”

 

Sipas shifrave zyrtare, vetëm gjatë 3 muajve të verës, më shumë se 50 mije turistë, kanë vizituar Voskopojën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re