Krejt rastësisht, një taksist filmoi gjestin prekës të një oficeri policie, i cili po i jepte ushqim një të pastrehu në rrugë. Polici kishte ndaluar motorin dhe po ndante ushqimin e tij me nevojtarin. Video ishte afro 20 sekonda, por kaq mjaftuan që pamjet të bëheshin menjëherë virale në rrjetin social.

Por përtej pamjeve, historia pas videos ishte me të vërtetë përlotëse. I pastrehu quhet Omar dhe jeton në rrugë. Omari është i verbër.

Oficeri i policisë e kishte parë një ditë Omarin, teksa mundohej të ecte nëpër rrugët e qytetit. Ai i ishte afruar dhe pas një bisede me të, të dy bashkë ishin miqësuar. Polici kishte mësuar se Omari ishte i verbër. I prekur thellë, oficeri i quajtur Alehandro Valencia, kishte vendosur që të paktën ta ndihmonte Omarin me ushqimin.

Që nga takimi i tyre i parë, kanë kaluar mëse dy vite dhe ky oficer policie i çon përditë ushqim nevojtarit. Siç zbuloi më tutje media, Omari kishte patur probleme dhe me përdorimin e lëndëve narkotike. E përveçse ushqimit që dërgon, oficeri i policisë duke qenë besimtar, mundohet që t’i ofrojë ngushëllim e shpresë të pastrehut, duke u lutur së bashku me të.

Oficeri vetë nuk i tregonte njeriu për bamirësinë e tij, derisa kjo video rastësore 20 sekondëshe doli në rrjet dhe përloti një komb të tërë (Kolumbi). Video u regjistrua në janar të këtij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re