OFL godet sërish Tiranë dhe Durrës, u kërkon të justifikojnë pasuritë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit.

Njoftimi i plotë- Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: – D. D., me banim në Tiranë, i dën uar për veprat penale: “Vra sja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e arm ëve luf tarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;

– Xh. T, me banim në Durrës, i dë nuar për tr afikim të lëndëve na rkotike. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.OFL do  të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re