Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini është shprehur se kërkesa e policisë pwr klientin e tij, të cilit OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë, është ‘nul’. Në një prononcim për mediat, Martini tha se klienti i tij s’është i dënuar as jashtë dhe as brenda vendit. Rrjedhimisht, sipas avokatit Martini, Ervis Martinaj nuk mund të jetë subjekt i këtij ligji, pasi nuk ka dënim.

“Kërkesa e policisë është ‘nul’.Ervis Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ nr.1 të Kryeministrit, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti. Bazuar në vendimet gjyqësore që kanë shqyrtuar kërkesat e prokurorisë, rezulton se në veprimet e tij, nuk as dyshime se ai ka kryer veprën penale të vrasjes e aq më pak këtë vepër ta ketë kryer me paramendim,”- mësohet të ketë thënë Martini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re