Altin, Bajram dhe Leonard Hajri, nuk kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, që u kërkoi OFL, me një afat 48 orë.

Kjo ka bërë që OFL të dërgojë kërkesë në SPAK, që Prokuroria e Posaçme të marrë vendimin për ta.

Ata janë edhe të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës.

Brenda 15 ditësh SPAK do të verifikojë burimin e pasurive të këtyre personave dhe më pas do të marrë vendimin.

Pasi OFL ia ka kaluar dosjen e Hajrave Prokurorisë së POsaçme, pasi ata nuk kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit të burimit të të ardhurave, ka foluar edhe avokati Ferdinand Doja, i cili e ka quajtur këtë veprim si jokushtetues.

Ai ka përmendur faktin se ka shumë të dënuar që iu është sekuestruar pasuria më parë, por asnjë nuk i ka kaluar SPAK.

Prokuroria e Posaçme do të ketë 15 ditë kohë për të verifikuar burimin e të ardhurave dhe më pas të marri një vendim, në lidhje me sekuestrimet e bëra.

Doja ka folur edhe për ligjin ‘Anti-KÇL’, ku tha se nuk dihet ende nëse do të zgjerohet fusha e aplikimit pas miratimit të tij.

I pyetur nëse ky ligj do të ketë sukses, ai u shpreh se ky sukses do të jetë vetëm në shqyrtimin e dosjeve që nuk kanë kaluar në gjykatë më parë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re