Skip to content

OFL zbarkon në Kukës, 4 të arrestuar për llogari të shteteve perëndimore

Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbarkuar në qytetin e Kukësit, ku ka vënë në pranga katër persona. Furgonat e policisë kanë zbarkuar një ditë më parë në Kukës, ku është zhvilluar një operacion.

Katër furgona dhe dy automjete ndodhen të rreshtuar në një nga rrugët e Kukësit, ku është kryer edhe arrestimi i bujshëm.

Katër personat e vënë në pranga janë nga Kukësi dhe dyshohet se ishin shpallur në kërkim nga Interpol. Ndërkohë ende nuk janë zbardhur identetet e tyre apo veprat penale, për të cilat akuzohen.