Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, specialistët e OFL-së kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit të pasurive për 4 shtetas banues në Kukës.

3 prej tyre përkatësisht Zaim Vata, Blendi Axhami dhe Xhevahir Aliaj janë të dënuar për veprën penale “Vjedhje me dhune” ndërsa Bledar Halilaj është i dënuar nën akuzën “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”

Njoftimi i plotë: OFL, 20 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; B.A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Z.V., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; B.H., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re