Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rrëshen, në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri-Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra.

Teksa ka inspektuar të gjitha kurset, Rama ka bashkëbiseduar dhe me Dom Gjergj Metën, ku nuk kanw munguar edhe batutat.

“Ne të kemi bërë një pikë që të vijnë të luten dhe të thonë; aman të vijmë nga Gjimnazi dhe të futemi te ju. Ogur i mirë që kur vijmë ne, dhe bien kambanat.”, tha Rama.

Në shkollën profesionale me 400 nxënës, Rama tha se qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën katolike që ka organizuar këtë sistem shkollimi, për të zgjeruar kapacitetin dhe për krijimin e kushteve optimale të jetesës për nxënësit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re