Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Elbasan ku Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, është dhunuar barbarisht në orët e vona të fundjavës, pasi kishte dalë nga një lokal dhe po shkonte në shtëpi.

12 orë nga ngjarja  ende në vendin ku ndodhi sulmi vërehen njolla gjaku. Ndonëse policia e Elbasanit ka dyshime se sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur per shkak të detyrës ai nuk ka bashkëpunuar me blutë.

Refuzimi i 51 vjecarit për të folur mbi ngjarjen bën që policia e Elbasanit të mendojë se ai ka njohur dy personat që e kanë qëlluar, ose e di mjaft mirë nga i ka ardhur goditja.

Gjithësesi policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe  për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen.

Fillimisht grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndonëse ndricimi me led në lagjen muzeale e bën të vështirë identifikimin e dy agresorëve. Disa persona janë shoqëruar deri tani ku pasi  janë pyetur mbi ngjarjen janë lënë të lirë.

Një burim i cili ka parë nga afer ngjarjen mbrëmë sqaron për Fax Neës se dy personat kane parkuar mjetin në hyrje të rrugës Egnatia.

Me hap të shpejtë kanë arritur 51 vjecarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda.

Më pas me shpejtësi i janë drejtuar mjetit duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”.

Duke dashur ti shpëtojë kalimtarëve pasi eshte banues në lagjen “Kala” i gjakosur është ngritur në këmbë dhe është fshehur në rrugicën më të afërt ku duken ende të freskëta njollat e gjakut.

Gjëndja e rëndë shëndetësore ka bërë që ai ti drejtohet spitalit të Elbasanit për mjekim, ku raportohet se pas marrjes së ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën. Ka qënë spitali i Elbasanit i cili ka njoftuar policinë.

Nënvizojmë faktin se sulmi ndaj Z Sulkuqi ka ndodhur  vetëm disa metra larg drejtorisë vendore të policisë Elbasan dhe disa ditë nga zhdukja e sekretares së gjykatës në Lezhë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re