Një punëtor është zënë nga vinçi, teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të pazarit në qytetin e Korçës.

Për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori Elvis Josifi, 35-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Ndërkohë vëllai i viktimës, i cili punontë bashkarisht më të, pas ngjarjes së rëndë është shoqëruar në spital, pasi ka pësuar gjendje shoku.

“O nënë çfarë na bënë”, dëgjohet të thotë ai me ngashërim, ndërsa personat e tjerë aty pranë mundohen ta qetësojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko