Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironinë për kandidatët e PD-së dhe LSI-së.  Teksa prezantonte kandidatët e PS, kreu i qeverisë tha se “është për të qarë me oi se ku u katandis pas 30 viteve Partia Demokratike”.

“Shqiptarë dhe shqiptare, që nuk i ka lënë mendja, që nuk i kanë lënë sytë dhe veshët peng me fajde te Monika, apo pa gajle te Saliu dhe Iliri.

Cili mund të mos e shohë dallimin e madh si dita me natën mes nesh dhe atyre që sot kanë nxjerrë përpara një dhëndër, Lulin, dhe janë nisur për dasmë me kalastrenat e Gon Dukës, me faqoren e Dash Shehit, me kapsollat e Fatmir Mediut, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vagjel Dules, me kasetat e Salianjit, preshët e Tritanit, peshqirët e Xhelalit, simiten e Xhaferrit të Durrësit, fuçinë e rakisë së Leskos së Vlorës dhe gërnetën e Mesilës.

Kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e ka parë këtë taborë krushqish, që kam frikë që deri në 25 prill do ta çojnë nga varri të ndjerin Çeço Musarai, që ka të drejtë ta hedh Lulin në gjyq për të drejtën e autorit sepse i ka kopjuar vargjet e famshme.

Mu kujtua Grida krushka nga Kavaja me pishtarin e demokracisë.  Ku karvanin e mbyll Paloka me barkun që i nxjerr bardhakun. Nuk është për të qeshur, është për të qarë me “oi” ku u kandadis pas 30-vjetësh PD. Po kur thonë Shqipëria fiton?!”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re