Brunilda Gjoni, e cila konsiderohet si një mollë sherri për vrasjen e vëllait të saj Asim Gjoni nga babai i tyre Hekuran Gjoni, është shprehur se nuk është fajtore për krimin e ndodhur në familjen e tyre tek Kodra e Priftit mbrëmjen e 1 Shkurtit.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Brunilda është shprehur se pas krimit babai i saj i ka thënë që “Oj bijë m’u errën sytë, do më vriste ose do ta vrisja”.

Ajo shtoi se mbrëmjen e krimit ndodhej e pranishme në banesë dhe kur doli për të njoftuar vëllezërit e tjerë për sherrin mes të atit dhe Asimit, në momentin që u kthye e gjeti këtë të fundit të shtrirë në krevatin që babai i tyre flinte.

“Ai u ndihmua ta ndihmonte, por donte të merrte peshqirin. U bë pishman, tha o bijë “ose do të kishte vrarë, ose do ta vrisja se nuk ndryshonte”. E pyeta i thashë ‘pse o ba e bërë këtë punë’,”- tregoi ajo nga shtrati i spitalit.

LEXONI EDHE: “Më kanë kërcënuar me jetë”- Krimi te Kodra e Priftit, flet motra e viktimës: Asimi erdhi i dehur, e ofendoi babain dhe e kapi nga organi gjenital! Ai i nguli thikën

Pjesë nga intervista:

Ku e gjete vëllain?

Kur zbrita nga kati i 3 në katin e 1, Asimi ishte në krevatin që fle babi. Filluam të merrnin peshqirë.

Nuk e kam vërë re Asimin, vetëm pak që ishte i verdhë, Vetëm merrja peshqirin që kunatat ti ndalnin gjakun.

Babai aty ishte, u zverdh. S’kam lidhje me Asimin vetë e filluan sherrin, përfunduan në vrasje, Në mos atë natë vrasje do tu bënte, ato kurrë në jetë nuk kanë pasur lumturi.

Gjithmonë e kanë pasur mendjen vetëm të pinte. Nuk e di si e ka pasur marrëdhënien me bashkëshorten, nuk kam jetuar me të që ta dija.

Ka ndodhur edhe njëherë sherr mes tyre 10 vite më parë, është zënë babi me Asimin për një lodër fëmijësh. Pse i ndava, Asimi më goditi në tavolinën e xhamit, Jo vetëm me Asimin, por edhe vëllezërit e tjerë nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Kam qëndruar indiferente, as ata nuk kanë pasur dashuri për motrat.

Kur jam ndarë nga ish burri, kam pasur probleme familjare. Gjithë familja ime nuk më fliste pse u ndava.

Kam dy fëmijë me ish burrin. Kishim probleme familjare. Nuk donin që të ndahesha nga bashkëshorti se kishin frikë mos i merrja pasurinë e babait, më saktë në shtëpinë. Mua shtëpia e babit kurrë s’më ka interesuar, kurrë.

Babai juaj pati ndonjë reagim pas ngjarjes?

Ai u ndihmua ta ndihmonte, por donte të merrte peshqirin. U bë pishman, tha o bijë “ose do të kishte vrarë, ose do ta vrisja se nuk ndryshonte”.

E pyeta i thashë “pse o ba e bërë këtë punë”. Oj bijë tha mu errën sytë, nuk kisha çfarë të bëja kur po më shtrëngonte.”

Si reaguan fëmijët e tu për vdekjen e dajës?

U erdhi keq, edhe mua. Por kjo tragjedi do të ndodhte, lërë çfarë thonë që kemi kaluar mirë, asnjëherë nuk kanë kaluar mirë si familje, Për një gjë të vogël merrnin thikat, ziheshin me babin. Shkonin tek babi e ngacmonin, i shkonin në shtëpi.

LEXONI EDHE: “Më kanë kërcënuar me jetë”- Krimi te Kodra e Priftit, flet motra e viktimës: Asimi erdhi i dehur, e ofendoi babain dhe e kapi nga organi gjenital! Ai i nguli thikën

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko