Organizatat e shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia, i janë drejtuar me një letër të hapur shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ku shprehen kundër ndarjes së Kosovës.

 

Pjesë e kësaj thirrje janë mbi 30 organizata të shoqërisë civile, të cilët kërkojnë nga Mogherini, njëherësh dhe ndërmjetësuese në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që të dalë me një deklaratë të qartë “kundër ndarjes së Kosovës”. Kosovës apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, mbi baza etnike.

 

Në letrën  e drejtuar nga OJQ-të shkruhet se përmendja e shpeshtë e mundësisë së korrigjimit të kufijve, dërgon një mesazh të rrezikshëm për qytetarët në Serbi dhe Kosovë, por edhe për gjithë rajonin. Sipas shoqërisë civile, zhvillime të tilla do të nxisnin reaksione zinxhirore edhe në shtetet e tjera të Ballkanit, që do të mund të çonte në kërkesa të shumta të ndryshimit të kufijve në Ballkan, e cila, siç thuhet në letrën drejtuar Mogherinit, do të hapte “dyert për konflikte të reja”.

 

“Organizatat e shoqërisë civile i ftojë të gjithë aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë që të kundërshtojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të futur parimin etnik në ndërtimin e shteteve të Ballkanit. Çdo shtet që bazohet në diskriminim dhe i ndan qytetarët në çfarëdo baze është i destinuar që të dështojë”.

 

Nga ana tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i hapur ndaj idesë për korrigjimin e kufijve me Serbinë, por është kundër ndarjes së Kosovës. Ai ka deklaruar se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë për mundësinë e bashkimit me Kosovën të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko