Disa organizata joqeveritare palestineze për të drejtat e njeriut aplikuan në Gjykatën e Lartë të Izraelit me kërkesë për të ndaluar përdorimin e armëve të vërteta kundër protestuesve palestinezë në kufirin e Gazës.

Në një deklaratë nga organizata për të drejtat e njeriut El-Mizan thuhet se kjo organizatë së bashku me një organizatë tjetër për të drejtat e njeriut Drejtësi, aplikuan në Gjykatën e Lartë të Izraelit me një peticion ku kërkohet parandalimi i forcave izraelite që përdorin plumba të vërtetë për të shpërndarë protestuesit në kufirin e Gazës.

Në peticion thuhet se ushtria e Izraelit po shkel të drejtën ndërkombëtare duke i marrë si objektivë protestuesit të cilët po marrin pjesë në marshimin e mbajtur në kufi të Gazës, shkruan aa. Duke vënë në dukje se protestuesit janë të paarmatosur dhe të pambrojtur, në peticion përfshihen edhe dëshmitë e palestinezëve të plagosur në protesta. Në peticion kërkohet që të merret një vendim urgjent në mënyrë që të shmanget përdorimi i plumbave të vërtetë./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re