Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se këtë vit 4.4 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Nigeri.

Sipas njoftimit nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Nigeri, përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në vend këtë vit kanë shkaktuar shumë humbje jetësh dhe dëme materiale.

Në njoftim theksohet se 4.4 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet në vend.

Po ashtu thuhet se për shkak të përmbytjeve janë shpërngulur 2.4 milionë persona, ndërsa është theksuar se nga përmbytjet në të gjithë vendin janë dëmtuar 676 hektarë tokë.

Qeveria e Nigerisë ka njoftuar se mbi 600 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat që kanë vazhduar në vend që nga muaji maj.

Ekspertët e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit paralajmëruan se 53 milionë njerëz në vend janë në rrezik nga përmbytjet.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re