Bota duhet të përgatitet të përballet me valë të nxehti gjithmonë e më intensive, paralajmëruan Kombet e Bashkuara, në një kohë kur vendet e hemisferës veriore janë prekur nga temperatura shumë të larta.

“Këto dukuri do të vazhdojnë të rriten me intensitet dhe bota duhet të përgatitet për t’u përballur me valë më të fuqishme të nxehti”, ka deklaruar John Nairn, këshilltar pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë, pranë Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, fenomeni “El Ninjo”, që është shfaqur së fundmi, nuk do të bëjë gjë tjetër përveçse do të amplifikojë verifikimin e intensitetit të fluksit të të nxehtit ekstrem.

Në Amerikën e Veriut, në Azi, Afrikën Veriore dhe në vendet e lagura nga Mesdheu, temperaturat kanë kaluar këtë javë kuotën e 40 gradë Celsius.

“Një nga fenomenet më të dukshme që kemi vëzhguar është se numri i valëve simultane të të nxehtit në hemisferën veriore është rritur me 6 herë që nga vitet ’80. Kjo tendencë nuk ka gjasa të reduktohet”, ka deklaruar zyrtari i OKB-së.

Ai ka shprehur frikën e tij se njerëzit nuk janë ende jashtë rrezikut dhe se i nxehti do të ketë pasoja të rënda ndaj shëndetit të njeriut dhe ndaj mjeteve të mbijetesës.

Burimi: euronews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re