Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE), Unioni Afrikan dhe Liga Arabe kanë bërë thirrje për tërheqjen e forcave të huaja dhe luftëtarëve mercenarë në Libi.

Pas një takimi online që u mbajt për Libinë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OKB-së, BE-së, Unionit Afrikan dhe Ligës Arabe, u publikua një deklaratë e përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët shprehet kënaqësia për fazën e rëndësishme të regjistruar në rrugën për gjetjen e një zgjidhjeje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse ndaj krizës në Libi. Po ashtu theksohet se Këshilli Presidencial i Libisë, Qeveria e Unitetit Kombëtar dhe institucionet e tjera kanë mbështetje të plotë.

“Zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen më 24 dhjetor në Libi është e nevojshme që ato të zhvillohen në bazë të një kuadri ligjor të përbashkët”, thuhet në deklaratën në të cilën tërhiqet vëmendja se zgjedhjet duhet të bëhen në një mjedis “gjithëpërfshirës, transparent dhe të besueshëm”.

Më tej në njoftim theksohet se dënohen shkeljet e embargos së armëve të OKB-së ndaj Libisë, se është e papranueshme ndërhyrja e jashtme ushtarake dhe se forcat e huaja dhe luftëtarët mercenarë duhet të tërhiqen nga Libia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re