Skip to content

OKB bën thirrje për ruajtjen e armëpushimit në Idlib

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) përgjegjës për Çështjet Humanitare, Mark Lowcock, lidhur me “parandalimin e një sulmi ushtarak” ka bërë thirrje për ruajtjen e armëpushimit në rajonin për uljen e tensioneve në Idlib të Sirisë, transmeton AA, përrcjell .

Në një seancë të mbajtur në OKB, Lowcock bëri thirrje për ruajtjen e armëpushimit në Idlib ku bota në javët e kaluara të qeta ka vërejtur “një dritë shprese” që nga arritja e armëpushimit në muajin shtator në rajonin për uljen e tensioneve në Idlib, gjë e cila u arrit nëpërmjet Rusisë dhe Turqisë.

“Një sulm ushtarak do të shkatërronte plotësisht aftësinë për të sjellë ndihmë humanitare në rajon duke shkatërruar një shoqëri që tashmë është e dobët për shkak të konflikteve për vite me radhë, për shkak të zhvendosjes dhe varfërisë”, tha Lowcock, duke shtuar se një sulm i tillë mund të shkaktojë rezultate të rënda për miliona njerëz në Idlib.

Ai ka kërkuar që të lejohet qasje emergjente e autokolonës me ndihma në rajonin Rukban të Sirisë në kufi me Jordaninë, duke bërë të ditur se 50 mijë civilë që nga fillimi i këtij viti e deri tani janë në pritje të ndihmave humanitare.

Ndërsa Zëvendës-përfaqësuesesi i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, Jonathan Cohen, tha se është “e frikshme” deklarata e përfaqësuesit të përhershëm të Sirisë në OKB, Bashar al-Jaafari, se regjimi “do të rimarrë sërish Idlibin në një kohë të caktuar”.

“Kjo nënkupton mbylljen e dritares së mundësisë e cila është hapur me armëpushimin e vendosur në rajonin për uljen e tensioneve nga Turqia dhe Rusia me qëllim për të parandaluar masakrimin e miliona sirianëve që jetojnë në Idlib”, tha Cohen.

Po ashtu edhe Zëvendës-përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vladimir Safronkov tha se bombardimi i zonave dhe fshatrave përreth Idlibit është shkelje e pikave të armëpushimit. “Nëse provokimet e elementeve radikale vazhdojnë, Rusia ka të drejtën për të mbështetur veprimet efektive të regjimit sirian për të eliminuar bazat e terrorizmit”, tha Safronkov.