Skip to content

OKB bën thirrje për t’i dhënë fund “ndjenjës së urrejtes dhe racizmit” rreth koronavirusit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një “përpjekje të gjithanshme” për t’i dhënë fund racizmit gjithnjë e në rritje  lidhur me pandeminë e koronavirusit.

“Pandemia po vazhdon të krijojë një cunami të urrejtjes dhe frikës ” tha Guterres të premten.

“Ndjenja e urrejtes është rritur në rrjetet sociale dhe në rrugë. Teoritë e konspiracionit anti-semitik janë përhapur kudo dhe kanë ndodhur sulme anti-muslimane të lidhura me Covid-19”.

Për më tepër, “gazetarët, punonjësit e shëndetit, punonjësit e ndihmës dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë epiqendra kur ata thjesht po kryejnë punët e  tyre,” tha ai.

Ai bëri thirrje për “një përpjekje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes në nivel global”, dhe u bëri thirrje “mediave, veçanërisht ndërmarrjeve të mediave sociale, të bëjnë shumë më tepër për të eleminuar thirrjet rraciste dhe gjuhën e urrejtes e të keqinformatave.