Shëndeti, jetëgjatësia dhe standardi i jetesës, arsimi: Covid e ka rikthyer botën pesë vjet pas.

Kështu thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara ku evidentohet se lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë më tej situatën.

Për herë të parë që nga krijimi i tij më shumë se 30 vjet më parë, Indeksi i Zhvillimit Njerëzor ka rënë për dy vite radhazi, në 2020 dhe 2021, duke u kthyer në nivelin e vitit 2016.

 

Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kjo ” rënie të jashtëzakonshme” prek më shumë se 90% të vendeve të planetit. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re