Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmin e armatosur në Las Vegas ku humbën jetën të paktën 59 persona.
Zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, në një konferencë është “shprehur se janë tmerruar nga dhuna e përjetuar në Las Vegas.”
Duke e dënuar sulmin e armatosur në SHBA, Haq tha se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do t’i dërgojë një letër ngushëllimi qeverisë së SHBA-ve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re