Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin se pse Kombet e Bashkuara, në deklaratën zyrtare lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, e ka cilësuar si një dakordësi e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit. Rama shkruan në Twitter se OKB duhet të japë shpjegime pse nuk i ka quajtur Kosovë dhe Serbi.

‘Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse SG nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim.”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re