Kombet e Bashkuara bënë thirrje për vetëpërmbajtje, distancim nga dhuna dhe dialog pas protestave në vazhdim dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kazakistan.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, në një deklaratë theksoi se po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Kazakistan.

Dujarric u bëri thirrje të gjitha palëve në Kazakistan për vetëpërmbajtje, distancim nga dhuna dhe dialog.

– Situata në Kazakistan

Protestat që filluan që nga 2 janari në perëndim të Kazakistanit me arsyen e rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm (LPG) dhe situatës socio-ekonomike në vend u përhapën edhe në pjesë të tjera të vendit.

Në protestat që u kthyen në ngjarje rruge u përjetuan përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve. Forcat e sigurisë ndërhynë me bomba zëri ndaj protestuesve të cilët dogjën automjetet e policisë dhe ushtrisë si dhe hynë në ndërtesat qeveritare.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, pranoi dorëheqjen e qeverisë që e mbajti përgjegjëse për protestat e filluara.

Si pasojë e përhapjes së protestave u shpall gjendje e jashtëzakonshme fillimisht në kryeqytetin Nur Sultan, në qytetin Almaty dhe rajonin Mangistau dhe më pas u njoftua se vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është i vlefshëm për të gjithë rajonet e vendit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re