E dërguara humanitare e OKB-së për Ukrainën ka dënuar sulmet massive të Rusisë në zonat e banuara gjatë natës së të premtes.

Në një deklaratë, Denise Brown deklaroi se sulmet kanë sjellë vdekje dhe vuajtje të tmerrshme njerëzore duke dhënë një tjetër shembull të papranueshëm.

Lexo edhe :Related Posts

“Për popullin ukrainas, ky është një shembull tjetër i papranueshëm i realitetit të tmerrshëm me të cilin po përballen, dhe që e bëri vitin 2023 një vit tjetër vuajtjesh të mëdha”, tha ai.

Duke vënë në dukje se Rusia ka dëmtuar shtëpi, shkolla, spitale, një qendër tregtare, një stacion metroje dhe infrastrukturë energjetike këtë mëngjes, ajo shtoi se sulmet kanë vrarë dhe plagosur civilë në pothuajse çdo rajon të vendit.//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re