Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të presidentit Roch Christian Kabore dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të arrestuar nga ushtria në Burkina Faso.

Zëdhënësja e Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani foli për grushtin e shtetit në Burkina Faso në konferencën për shtyp në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Duke thënë se Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, “dënoi thellësisht” grushtin e shtetit ushtarak në Burkina Faso, Shamdasani tha: “Ne i bëjmë thirrje ushtrisë që menjëherë të lirojë presidentin e arrestuar, Roch Marc Christian Kabore, dhe zyrtarët e tjerë të lartë. Ne po bëjmë thirrje për një kthim të shpejtë në rend kushtetues”.

Shamdasani theksoi se do të vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.

– Grusht shteti në Burkina Faso

Në Burkina Faso, një grup ushtarësh morën pushtetin të dielën, më 23 janar, dhe lexuan një deklaratë për grusht shteti në televizionin shtetëror RTB.

Deklarata u lexua nga kapiteni Kader Ouedraogo në emër të grupit që e quan veten “Lëvizja Patriotike për Çlirim dhe Restaurim (MPSR)”. Ouedraogo tha se qeveria e presidentit Roch Christian Kabore ishte rrëzuar dhe nënkoloneli Paul-Henri Sandaogo Damiba është lideri i MPSR-së.

Presidenti Roch Christian Kabore, i cili u arrestua nga ushtria, dha dorëheqjen nga posti i tij të hënën, më 24 janar.

– Problemi i terrorizmit

Vdekja e shumë ushtarëve në sulmet e fundit në Burkina Faso ka qenë temë e debatit publik.

Për dorëheqjen e Kabores u zhvilluan protesta mbarëkombëtare, i cili u kritikua për dështimin e tij në luftën kundër terrorizmit.

Grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe Daesh-in në Malin fqinj që nga viti 2015 kanë kryer sulme të shpeshta në veri dhe lindje të Burkina Fasos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re