Data mes 1 korrikut dhe 30 shtatorit në botë janë parashtruar 31 ankesa për sulme seksuale të kryera prej të punësuarve në Kombet e Bashkuara, kumtoi zëdhënësi i Organizatës Botërore, Stefan Xhuzharik.
Nuk janë konfirmuar të gjitha faktet prej këtyre ankesave dhe disa prej tyre akoma nuk janë në fazë të hetimit preliminar.

Nga gjithsej 31 parashtresa, 12 janë kundër pjesëtarëve të forcave paqësore të KB-së, ndërsa 19 kundër të punësuarve në agjencitë apo në organizatë. Dhjetë prej tyre lidhen me sulme seksuale, 19 me eksploatimin seksual, ndërsa dy nuk janë kategorizuar për shkak të moshës së panjohur të prokurorëve.

Pesëmbëdhjetë prej ankesave janë ndaj të punësuarve në Komisariatin e lartë për refugjatë, katër ndaj misionit paqësor në Republikën Demokratike të Kongos, tre kundër të punësuarve në Organizatën ndërkombëtare për migrim, tre kundër paqeruajtësve në Liberi, dy kundër atyre në Republikën e Afrikës Qendrore dhe një është kundër të punësuarve në UNICEF.
Gjatë këtij kuartali janë inicuar 14 hetime, ndërsa një rast është dëshmuar. Dymbëdhjetë prej ankesave kanë të bëjnë me ngjarjet në vitin 2017, dy për vitin 2016 dhe gjashtë kanë ndodhur në vitin 2015 ose më herët. Data e 11 veprave është e panjohur./t.sot/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re