Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) bëri thirrje për hetim urgjent lidhur me kthimet prapa të migrantëve të parregullt nga Greqia.

Pasi edhe 7 kufoma janë gjetur në qarkun Ipsala të qytetit Edirne, që nga dje numri i migrantëve të parregullt që kanë humbur jetën duke u ngrirë është rritur në 19.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo, në një deklaratë për AA ngrirjen deri në vdekje të migrantëve të parregullt e përshkroi si “zemërthyese”.

“Jemi të shokuar me lajmet dhe jemi në pikëllim të thellë”, u shpreh Mantoo.

Ajo tregoi se me të gjitha palët përkatëse ndjekin çështjen në lidhje me incidentin në Greqi. “Jemi duke bërë thirre për një hetim urgjent. Ne përsërisim thirrjen tonë për të siguruar që jetët, të drejtat, siguria dhe mirëqenia e refugjatëve dhe emigrantëve të mbrohen dhe të vihen në radhë të parë”, tha Mantoo.

Zëdhënësja e IOM-it, nga ana tjetër, Safa Msehli, dje në deklaratën për AA tha se janë të tmerruar nga ngrirja deri në vdekje të migrantëve të parregullt të kthyer prapa nga Greqia.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot para një udhëtimi në Ukrainë, foli për 12 migrantët e parregullt që dje u gjetën të ngrirë për vdekje pasi u kthyen prapa në Turqi nga forcat greke. Ai tha se do të ishte e papranueshme të qëndronte indiferent ndaj një incidenti të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re