Shqipëria është vendi që do të ketë tkurrjen më të madhe të
popullsisë në botë deri në fund të shekullit. Parashikimi tronditës vjen
nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në projeksionin e fundit të
popullsisë botërore.

Sipas projeksionit bazë të OKB-së, në fund të këtij shekulli
popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me një
rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale.

Kjo është rënia më e madhe në botë, e cila e projekton kombin
shqiptar sa një lagje e një qyteti të zakonshëm europian. Sipas OKB, nga
5 shtetet që pritet të kenë rënien më të madhe të popullsisë në 80
vitet e ardhshme, 4 gjenden në Ballkan.

Më konkretisht në vendin e dytë, shteti që do të pësojë uljen më të
madhe të popullsisë është Serbia me 52 për qindi, ndërsa në vendin e
tretë dhe të katërt Moldavia dhe Bosnja, ku popullsia pritet të tkurret
me 50 për qind deri në fund të këtij shekulli. Shteti që mbyll pesëshen e
vendeve më krizën më të thellë demografike, është bullgaria për të
cilën OKB parashikon se do të humbasë 48 për qind të popullsisë deri në
vitin 2100.

Këto janë projeksionet sipas skenarit bazë, i cili ka probabilitetin
më të lartë për t’u realizuar. Paralelisht OKB ka llogaritur
projeksionet edhe sipas një skenari me negativ, i cili bazohet në një
rënie më të shpejtë të lindshmërisë.

Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e
parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë
në fund të shekullit. Një projeksion fatal, që praktikisht e projekton
Shqipërinë drejt zhdukjes./tch/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re