OKB-ja dha mbështetje për 4 fëmijët, 3 prej të cilëve me origjinë turke dhe 1 nga Magrebi të cilët u morën në pyetje nga policia franceze dhe të cilët u “trajtuan si terroristë” për shkak të përgjigjeve që u dhanë mësuesve në shkollën e tyre në qytetin Albertville të Francës lidhur me karikaturat me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed.

Nga OKB-ja ka ardhur deklarata e parë lidhur me fëmijët që u arrestuan me arsyetimin se “mbështesin terrorizmin” në shkollë, pas vrasjes me prerjen e kokës të një mësuesi që u tregoi nxënësve në mësim karikaturat me përmbajtje ofenduese ndaj proftetit Muhammed më 16 tetor në Francë.

Marta Hurtado, zëdhënësja e Komisionierit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së duke thënë: “Arrestimi dhe ndalimi i fëmijëve duhet të mendohet vetëm si një zgjidhje e fundit, duhet të bëhet në kohën më të shkurtër ajo që është më e përshtatshme dhe duhet të merren në konsideratë interesat më të mira të fëmijës”.

Hurtado tërhoqi vëmendjen se parimet në fjalë janë të rregulluara në kuadër të marrëveshjes së OKB-së për të drejtat e njeriut.

Në paragrafin 1 të nenit 3 të marrëveshjes parashikohen që interesat më të mira të të miturit duhet të kenë prioritet në të gjitha çështjet që lidhen me fëmijët si në hapësirën publike ashtu edhe në atë private.

“Përvoja e ndalimit ka një ndikim serioz tek fëmijët”

Hurtado tha se raportuesit specialë dhe ekspertët për të dretat e njeriut me detyrë në strukturën e OKB-së kanë reaguar shumë herë në të kaluarën ndaj ligjit për lufën kundër terrorizmit në Francë. “Mekanizmat e OKB-së për të drejtat e njeriut në të kaluarën kanë shprehur shqetësimet se krimi për ‘mbështetjen e terrorizmit’ në Francë mund të kufizojë në mënyrë të panevojshme lirinë e shprehjes dhe se ai përdoret gjerësisht kundër fëmijëve të mitur”, thekson ajo.

Duke reaguar ndaj policisë franceze për mbajtjen e fëmijëve në paraburgim për disa orë, Hurtado tha: “Strategjitë që përfshijnë fëmijët, duhet të përqendrohen në ‘parandalimin’ dhe ‘integrimin’ me qasje miqësore dhe multidisiplinore. Përvoja të tilla (si arrestimet) janë shumë të rëndësishme kryesisht sepse kanë një ndikim serioz të mundshëm tek fëmijët”.

Zëdhënësja e OHCHR-së, Hurtado shtoi se e dënojnë fuqimisht edhe vrasjen e Samuel Paty mësuesit që u vra pasi u tregoi nxënësve gjatë mësimit karikaturat me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed.

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut, shpeshherë reagojnë ndaj ligjit të debatueshëm kundër terrorizmit që u miratua në vitin 2017 në Francë.

Duke tërhequr vëmendjen se 85 për qind e çështjeve lidhur me terrorizmin përfshihen në kuadër të nenit të “mbështetjes së terrorizmit”, ekspertët paralajmërojnë se ky nen shkakton shkelje të të drejtave të njeriut

Fëmijët 10 vjeçarë u zgjuan nën praninë e armëve

Më 5 nëntor, 4 fëmijë të moshës 10 vjeçare prej të cilëve 3 me origjinë turke dhe 1 nga Magrebi u zgjuan në orët e para të mëngjesit nën praninë e armëve me tytë të gjatë automatike në Albertville të Francës në të cilin në vitin 1992 janë mbajtur edhe Lojërat Olimipike Dimërore.

Fëmijët përjetuan tmerr pasi u shkëputën nga policia prej familjeve të tyre dhe pasi u dërguan të vetëm në polici ato u morën në pyetje për 11 orë.

Ato u denoncuan në polici nga mësuesit e tyre pasi fëmijët ndaj një pyetjeje në shkollën fillore Louis Pasteur u përgjigjën se “karikaturat kundër profetit Muhammed nuk i pëlqenin dhe se ato ishin të këqija”.

Ndërkohë edhe policia duke e vlerësuar denoncimin në fjalë si “mbështetje ndaj terrorizmit” zhvilluan bastisje të njëkohshme në 4 shtëpi.

Policia franceze mori në pyetje besimet e fëmijëve të mitur të cilët u “trajtuan si terroristë” në bastisje dhe në stacionin policor.

Në stacionin policor u morën edhe deklaratat e familjeve duke iu drejtuar pyetje politike rreth presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu pjesë e marrjes në pyetje ishin edhe mbulesa me shami dhe besimi i familjeve.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re