Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) tha se mos eksportimi i drithërave të depozituara në portet e Ukrainës është një “luftë e hapur ndaj sigurisë globale të ushqimit” dhe paralajmëroi se mund të përjetohet “uri dhe migrim masiv i detyruar” nëse portet nuk hapen.

Në Selinë e Përgjithshme të OKB-së u mbajt një takim në nivel ministrash për të tërhequr vëmendjen mbi sigurinë globale. Drejtori i WFP-së, David Beasley tha: “President Putin ju bëj thirrje, nëse keni një zemër ju lutem hapni këto porte”.

“Mos ekspotimi i drithërave të depozituara në portet e Ukrainës është luftë e hapur ndaj sigurisë globale të ushqimit”, deklaroi Beasley duke paralajmëruar se mund të përjetohet “uri dhe migrim masiv i detyruar” nëse portet nuk hapen.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se niveli global i urisë po shkon drejt një rekordi të ri dhe se në dy vitet e fundit është rritur nga 135 milionë në 276 milionë numri i njerëzve të cilët ndodhen përballë pasigurisë ushqimore në nivel serioz.

Ai tërhoqi vëmendjen se mbi 500 mijë njerëz jetojnë në kushte të urisë dhe se kjo shifër është rritur 500 për qind që nga viti 2016.

“Ukraina dhe Rusia plotësojnë pothuajse një të tretën e nevojës botërore për grurë dhe elb si dhe gjysmën e nevojës për vaj luledielli”, theksoi Guterres i cili bëri të ditur se janë në kontakte intensive me Rusinë, Ukrainën, Turqinë, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për të mundësuar sërish eksportin e drithërave nga portet e Ukrainës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re